Historia e Torrefazione Pugliese që nga viti 1965. Rituali i kafesë, i përsosur në çdo filxhan, kudo që të jeni.
Quaranta Caffè punon që dita juaj të jetë e veçantë, kudo që të jeni.

Për të gjithë ata që përjetojnë kafe si një moment i veçantë për ta ndarë me ata që doni më së shumti.
Shiko më Tepër
Për ata që e konsiderojnë kafenë një moment i rëndësishëm, për tu mbajtur kujtim.
Shiko më Tepër
Ky moment është për të gjithë ata që japin 100% në punë, por jo para një kafeje të mirë!
Shiko më Tepër







E përzgjedhur me kujdes për të dhënë më të mirën.

Ne garantojmë kualitet në çdo filxhan Quaranta.

Kafe me shije që mbahet mend gjatë.
Historia e Quaranta Caffè nis në Puglia, në vitin 1965, kur Giovanni Quaranta hapi një torrefattore të vogël. Tre breza më vonë, familja vazhdon të zgjedhë vetëm kokrrat më të mira nga plantacionet e botës.
Prej 10 vitesh jemi pjesë e përditshmërisë së bareve, zyrave dhe shtëpive shqiptare. Sot, me fabrikën tonë në Shqipëri, garantojmë freski dhe cilësi direkt nga burimi.
Nga Puglia në Tiranë, pasioni italian, tani edhe shqiptar.
Gjashtë dekada eksperiencë italiane, tani në zemër të Tiranës.
Çdo shooting dhe çdo bashkëpunim pasqyron vlerat tona: cilësi, elegancë dhe autenticitet italian.
Momentet e veçanta të kapura gjatë viteve, nga shootings-et e produkteve deri te kampanjat tona publicitare.
Eleganca dhe pasioni për kafenë e mirë, një bashkëpunim që shpreh stilin dhe traditën Quaranta.
Për tre breza familja Quaranta ka përzgjedhur cilësitë më të mira të kafesë së papërpunuar nga vende të ndryshme prodhuese, duke zgjedhur kokrrat më të mira të kafesë në botë. Nga këto përzgjedhje lindin pesë përzierje të ndryshme për të kënaqur çdo lloj shije.
Po. Ofrojmë konsulencë fillestare, makina profesionale kafeje me hua pa pagesë, asistencë teknike falas 7 ditë në javë, si dhe një ekip suportues që ju udhëzon në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ofrojmë dy zgjidhje, të dyja me minimum 2 kuti në muaj dhe me gota, sheqer e trazues të përfshirë. Bustina: 1 kuti (150 bustina) kushton 4.500 lekë. Kapsula: 1 kuti (100 kapsula) kushton 5.500 lekë. Ekspresi blihet me 15.000 lekë, përdoret vetëm me kafenë tonë dhe konsumi është i lirë.
Na gjeni në Rr. Tish Daija, kika 2, Tiranë, Shqipëri. Mund të na shkruani në quaranta.caffe.al@gmail.com ose të na telefononi në +355 69 40 48 146.